Politike

‘BILD u ble!’/ Gazetari gjerman “hakmerret” ndaj Ramës, i publikon 6 audiopërgjimet

5 Qershor 2019, 10:16 Nga DOSJA
‘BILD u ble!’/ Gazetari gjerman “hakmerret” ndaj

GJERMANI- Ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar gazetari i “Bild”, Peter Tiede ka publikuar audiopërgjimet për shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Shijak dhe Durrës.

Në artikullin e tij, Tiede tha se Rama e kishte akuzuar se ishte blerë nga PD-ja, ndërsa ai kishte prova se qeveria e tij ishte e korruptuar.

Teksa fliste për vendin tonë, gazetari shkruante se vendi ynë kishte një zhvillim kanabisi duke mos lënë pa harruar faktin që kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij nuk kishin qënë kurrë pro testit të drogës.

Artikulli i plotë:

A lejohet ky vend në BE? Shqipëria dëshiron, Brukseli nuk e ka problim – dhe Gjermania shprehimisht mbështet negociatat e pranimit me shtetin ballkanik, i cili sipas tyre dëshmon përparim të madh në demokratizimin e tij.

Por në të vërtetë vendi po zhytet në kaos. Është në udhëkryq – në kushte demokratike ose në fund të Republikës së Mafias.

Protesta masive javore, udhëheqje e korruptuar e policisë, pa Gjykatë Kushtetuese, një Gjykatë e Lartë Gjyqësore – Shqipëria, e cila i ka shënuar të gjitha përparimet në turizëm është në një krizë serioze.

Që nga ardhja në pushtet e kryeministrit Edi Rama, kultivimi i marihuanës është përhapur në të gjithë vendin pasi kontrabanda e drogës është bërë industria më e rëndësishme në vend!

Dhe paratë e drogës po qeverisin tokën …

Kur BILD njoftoi kohët e fundit për përgjimet në të cilat kryeministri Rama i kërkon një vëzhguesi rajonal nëse gjithçka është zgjidhur siç u diskutua, qeveria u revoltontua.

“BILD u ble”-thanë edhe pse  pohimet (bazuar në dokumentet e hetuesve shqiptarë dhe atyre europianë) ishin plotësisht të pabazuara. Edhe hetuesit shqiptarë konfirmojnë vërtetësinë e regjistrimeve të dëgjimit.

Por tani që BILD ka prova të tjera se përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017, një baron famëkeq i drogës bleu votat për Partinë Socialiste të Ramës.  Regjistrimet janë pjesë e një hetimi të Prokurorisë shqiptare e ashtuquajtura “Dosja 339/1”

Sipas hetuesve, procesverbalet janë vetëm një ekstrakt mostër nga një koleksion i tërë i regjistrimeve të mbledhura gjatë muajve në 2017.

Rasti specifik është vetëm një nga dhjetra anembanë Shqipërisë. Shumica e tyre – janë fshehur nën qilim deri më sot. Baroni i drogës në fjalë: Astrit Avdylaj, është kreu i të paktën 44 burrave, që organizon tregtinë ndërkombëtare të drogës (kokainë dhe heroinë) në rajon nga porti i Durrësit. Ai dhe vëllezërit e tij e udhëheqin bandën nga qyteti i vogël i Shijakut.

Ai u arrestua disa muaj më parë bashkë me persona të tjerë dhe me dy vëllezërit për t’u liruar më pas.

Shkrimet tregojnë se si mafia është e shqetësuar për të bërë një politikan të caktuar një kandidat për Partinë Socialiste. Dhe së fundi, sigurohen që ky politikan dhe partia qeverisëse socialiste e Ramës gjithashtu të zgjidhen në masë nga njerëzit.

E gjithë kjo nuk është e pazakontë në shumë shtete të Ballkanit dhe për paraadhësit e Ramës. Ai ka humbur tashmë dy ministra të Brendshëm ishin tashmë të humbur, të dyshuar si pjesë e bandave të drogës. Njëri prej tyre është aktualisht nën aktakuzë: Samir Tahiri. Vlen për tu përmenduar se Rama dhe ekipi i tij kanë mohuar gjithmonë testin e drogës.

Rama dhe lidhjet e tij me mafien e drogës

Edhe Rama vetë konsiderohet si një njeri me lidhje më të ngushta me mafien: hetuesit perëndimorë dhe opozita shqiptare akuzojnë atë se ka blerë votat e drogës me paratë e drogës.

Por Rama e mohon gjithë këtë. Ai e sheh veten si një viktimë e një komploti. Vetëm se regjistrimet i kanë hetuesit e tij. Dhe ai nuk mund ta pastrojë botën.

Ditën e sotme prestigjozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339”. Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në pazarin e blerjes së votave. Gjithashtu ai vendos mikun e tij në listën shumëemërore duke i premtuar kryeministrit Edi Rama rezultate spektakolare. 

Marrë dhe përshtatur nga BILD

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dosja 339 edi rama peter tiede dosja 339 edi rama peter tiede

Sondazh

Poll