Politike

I veshur ndryshe nga ish-kolegët! Vjen në Shqipëri ambasadori i ri i Britanisë së Madhe, dorëzon letrat kredenciale te Met

1 Shtator 2021, 11:46 Nga DOSJA
I veshur ndryshe nga ish-kolegët! Vjen në Shqipëri ambasadori i

TIRANË– Alastair King-Smith është ambasadori i ri i Britanisë në Shqipëri. Sot ai i paraqiti letrat Kredenciale presidentit të Shqipërisë, Ilir Metës. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e vyer, që Britania e Madhe ka dhënë në vazhdimësi për vendin tonë, si dhe për rolin e saj konstruktiv në rajon.

Ajo që bie në sy është veshja e Smith, e ngjashme me atë të monarkëve në Britani.

Siç shihet dhe në fotot më poshtë, ish-ambasadorët e tjerë ishin veshur me kostume normale.

Meta vlerësoi bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe theksoi domosdoshmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe tregtare. Duke i konsideruar një urë lidhëse midis dy vendeve tona, Kreu i Shtetit e falenderoi Ambasadorin King-Smith në emër të të gjithë shqiptarëve, që kanë ndërtuar jetën e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, për mundësitë që u janë krijuar për t’u mirëintegruar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alastar king-smith ambasadori i ri i britanise ilir meta alastar king-smith ambasadori i ri i britanise ilir meta

Sondazh

Poll