Politike

‘Kosova do të nisë fushatën e njohjes’, Vuçiç hedh akuza të forta pak para takimit me Kurtin për të vijuar dialogun

1 Shtator 2021, 11:36 Nga DOSJA
‘Kosova do të nisë fushatën e njohjes’,

SLLOVENI– Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se ishte e qartë se vendi i tij nuk do të bëhej anëtar i Bashkimit Evropian derisa të zgjidhi çështjet me Prishtinën.

Këtë deklaratë ai e bëri në Slloveni, ku po mbahet Forumi Strategjik Bled, i cili tradicionalisht mbledh së bashku udhëheqës të rajonit dhe shteteve anëtare të BE -së, si dhe përfaqësues të institucioneve evropiane.

Ai gjithashtu theksoi se ka informata se Kosova do të nisë fushatën e njohjes që në fakt është në kundërshtim me marrëveshjen e Washingtonit.

Ne kemi marrë informacion nga burimet tona të inteligjencës se Prishtina do të fillojë një fushatë të re njohjeje më 4 shtator. Kjo më shqetëson sepse do të ndikojë në stabilitetin në rajon” u tha ai gazetarëve pas debatit me udhëheqësit e rajonit dhe BE.

Ai tha se e kishte parë Kurtin në Slloveni, por nuk e konfirmoi që ata të dy do të takoheshin ose do të kishin një takim në Bled.

‘Të gjithë presin që zgjedhjet në Prishtinë të përfundojnë, por sa herë që Brukseli dërgon një ftesë, Serbia do të përgjigjet’.- tha Vuçiç.

Lajmi kryesor/ Forumi i 16-të në Slloveni! Rama nuk flet me mediat, takon homologun Janša, Lajçak takohet me Kurtin e Vuçiç, diskutime për takimin e radhës

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aleksander vucic dialogu kosove-serbi forumi per europen ne slloveni njohja e kosoves aleksander vucic dialogu kosove-serbi forumi per europen ne slloveni njohja e kosoves

Sondazh

Poll