Politike

Kundërshtarët e “Open Balkan”/ Vuçiç: E bëjnë vetëm se s’kanë “timonin” në duart e tyre, s’mërzitemi për

1 Shtator 2021, 12:13 Nga DOSJA
Kundërshtarët e “Open Balkan”/ Vuçiç: E

BLED– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar nismën, në të cilën bën pjesë bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në fjalën e tij në Forumin për Europën, Vuçiç tha se përmes iniciativave të tilla bëhej e mundur tejkalimi i vështirësive ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, disa njerëz nuk e dëshirojnë suksesin e kësaj nisme vetëm sepse nuk e kanë “timonin” në duart e tyre.

“Filluam të gjejmë vetë mënyra për të kapërcyer vështirësitë ekonomike. Krijuam mekanizmin tonë për të kapërcyer të gjitha vështirësitë, përfshirë edhe “Ballkanin e Hapur”. Dëshirojmë të kemi qarkullim të lirë pa kufij në të ardhmen. Janë disa njerëz që nuk e dëshirojnë këtë, vetëm sepse nuk e kanë timonin në duart e tyre, por të themi të vërtetën, ne nuk mërzitemi për ata më,”- ka thënë Vuçiç.

Edhe pse nuk ka përmendur asnjë emër, presidenti serb Aleksandër Vuçiç duket se ka nënkuptuar DASH dhe zyrtarë të Bashkimit Europian. Të gjithë bëjnë thirrje që palët të investohen në Procesin e Berlinit dhe jo në “Mini-Shengenin Ballkanik”, nismë që u pagëzua së fundmi me emrin e ri “Ballkani i Hapur”. Të vetmit që marrin pjesë janë Rama, Zaev dhe Vuçiç, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti s’ka marrë pjesë në këtë forum, ndërsa zyra e tij marrëveshjen e cilësoi si një ide të Novi Sadit, apo e ashtuquajtur “Mini-Shengen”. Ditë më parë idenë e iniciativës së “Ballkanit të Hapur” e kritikoi edhe emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajmi kryesor/ Forumi i 16-të në Slloveni! Rama nuk flet me mediat, takon homologun Janša, Lajçak takohet me Kurtin e Vuçiç, diskutime për takimin e radhës

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aleksander vucic forumi per europen ne slloveni aleksander vucic forumi per europen ne slloveni

Sondazh

Poll