Politike

“Thuaj o b**h*im po vepron gabim”/ Përgjimet me Avdylajn, kandidati i PS-së për Shijakun vijon fushatën (FOTO)

5 Qershor 2019, 09:25 Nga DOSJA
“Thuaj o b**h*im po vepron gabim”/ Përgjimet me Avdylajn,

Tiranë- Elton Arbana, kandidati i PS për Bashkinë Shijakut, është bërë pjesë e përgjimeve në dosjen e Vangjush Dakos.  Në përgjimin e fundit të publikuar nga media gjermane “Bild” Elton Arbana flet në telefon  me Astrit Avdylajn në lidhje me disa gjoba të vendosur nga INUK.  Mes tyre shfaqet një miqësi shumë e ngushtë.

Ndër të tjera në përgjim Astrit Avdylaj i thotë Elton Arbanës :”Po s’ka qenë aty Vangjushi se unë isha dje me Edin. Merre vlla. Thuaj o b**h*im thuaj se ke shku atje duke i vënë gjoba në fermë. Dëgjo tani se nuk është Vangjushi këtu.”

Por nga ana tjetër Elton Arbana po merret me fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit për bashkinë e Shijakut.  Në rrjetin social Facebook ai publikon foto nga takimet me qytetarët për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Vazhdojnë takimet me strukturat e Partisë Socialiste në Njësine Administrative Xhafzotaj. Me praninë e dy deputetëve z.Ndraxhi dhe z.Çyrbja dhe të koordinatorit elektoral z.Elton Varaku u diskutua mbi fushatën elektorale të 30 Qershorit ,por edhe për disa nga problematikat e zonës. Motorët e fitores janë ndezur kudo…Së bashku si një ekip i vetëm,të punojmë me përkushtim për Shijakun që duam. E gjithë vëmëndja tek ju.”, shprehet Arbana në një nga postimet e tij në Facebook.

Foto nga fushata e Arbanës:

Ditën e sotme prestigjozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339”. Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në pazarin e blerjes së votave. Gjithashtu ai vendos mikun e tij në listën shumëemërore duke i premtuar kryeministrit Edi Rama rezultate spektakolare.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elton arbana përgjimet e bild përgjimet për dakon zgjedhjet e 3- qeshorit elton arbana përgjimet e bild përgjimet për dakon zgjedhjet e 3- qeshorit

Sondazh

Poll