Bota

Mediat greke i rikthehen Bushatit: Marrëveshja e Prespës u inicua nga ne, s’mund të na e ofroni si model

5 Qershor 2019, 11:18 Nga DOSJA
Mediat greke i rikthehen Bushatit: Marrëveshja e Prespës u inicua nga

Në një shkrim të Liberal.gr, lëvizja e Athinës bëri që çështja e pronave të minoriteteve greke në Shqipëri të “njehësohen me pronat shqiptare në Greqi (ato që janë nën sekuestro) dhe të drejtat e emigrantëve shqiptarë në Greqi”.

“Ndërsa Athina ka ofruar tashmë këmbime të prekshme për z. Rama si Vula Apostille (për njohjen e dokumenteve zyrtare dhe certifikatave shqiptare) dhe njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, e vetmja gjë që mori është një gërmim dhe kërkim të parë për eshtrat e ushtarëve grekë të rënë në frontin shqiptar, një proces ky që pas hetimeve fillestare, është decentralizuar. Duke bërë një gabim të madh taktik, Athina ra dakord që t’i ofrojë palës shqiptare për të negociuar të gjitha çështjet e ngritura nga të dy palët, në formën e një pakete, dhe kështu çështje të tilla si të drejtat dhe pronat e minoritetit kombëtar grek, njehsohen me pronat shqiptare në Greqi (ato që janë nën sekuestro) dhe të drejtat e… emigrantëve shqiptarë në Greqi”,-thuhet në këtë shkrim.

Duke vënë theksin tek të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, media greke përmend dhe rastin e Fredi Bejlerit, i cili nuk u lejua nga KQZ të kandidojë për Himarën. “Nuk është rastësi që Ministria e Jashtme shqiptare, në deklaratën e saj ku i përgjigjej Ministrisë së Jashtme greke që dënoi përpjekjet për përjashtimin nga zgjedhjet lokale të Himarës, Fredi Bejlerin, nxitoi për të njehsuar minoritetin kombëtar grek me emigrantët shqiptarë në Greqi”, thuhet në shkrimin e liberal.gr.

Media greke citon dhe një intervistë të ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhënë për albaniadailynevvs.com, ku ish shefi i diplomacisë shqiptare thotë se nuk është zgjidhur ende çështja e gjendjes së luftës dhe ajo e kufijve detarë dhe mendon se mund të ketë një zgjidhje së shpejti, por tani për tani pengesë mbeten zgjedhjet në Greqi.

Ndërkohë sipas kësaj medie, taktika tjetër e gabuar e Athinës ishte edhe dakordësia për të futur në paketën e diskutimeve, marrëveshjen e delimitimit të zonave detare, e cila megjithëse ishte nënshkruar edhe nga Qeveria shqiptare, u anulua pas një apelimi të opozitës së atëhershme dhe z. Rama, në Gjykatën Kushtetuese.

Pala greke, në një tjetër koncesion ndaj palës shqiptare, kishte rënë dakord për të diskutuar këtë çështje, kur shqiptarët vendosnin si kusht pranimin si bazë për diskutim, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që sipas liberal.gr ishte përgatitur me nxitjen e Ankarasë dhe që miratonte të gjithë argumentet e Turqisë, që parashtrohen për Egjeun dhe Mesdheun Lindor.

Shkrimi përfundon me fjalët: “Kjo tablo sigurisht që është larg realitetit dhe vetëm sa komplikon përpjekjet e diplomacisë greke për të bindur rreth problemit të vërtetë që paraqitet në rajon nga qeveria Rama dhe nacionalizmi shqiptar që manifestohet edhe kundër Greqisë dhe veçanërisht kundër minoritetit kombëtar grek”.

Burimi: Liberal.gr

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni alexis tsipras ditmir bushati edi rama marreveshja e prespes alexis tsipras ditmir bushati edi rama marreveshja e prespes

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2019, 10:12

Zjarr masiv në Kanada, evakuohen 11 mijë njerëz

KANADA–  Zjarret në Alberta të Kanadasë kanë djegur më shumë se 700,000 hektarë tokë dhe kanë detyruar 11,000 njerëz të evakuohen,  sipas qeverisë së krah...

Bota 5 Qershor 2019, 09:17

Kastrim kimik për pedofilët në Alabama

SHBA, Alabama– Një masë e rreptë është duke u marrë në Alabama, ku pedofilët dhe të gjithë personat që abuzojnë seksualisht me fëmije nen moshën 13-vjeç ...

Bota 5 Qershor 2019, 05:25

Libia në luftë – një vend zhytet në kaos

Luftë shtëpi më shtëpi në Tripoli. Militantë të veshur me rroba të zakonshme. Ata mbajnë automatikë rreth qafave. Pasi kalojnë një barrikadë, ata duket se gjuaj...