Bota

Tre herë e përdhunuar, 17-vjeçarja holandeze, në depresion të thellë kryen vetëvrasje të ligjshme

5 Qershor 2019, 08:09 Nga DOSJA
Tre herë e përdhunuar, 17-vjeçarja holandeze, në depresion

HOLLANDË – Një vajzë 17-vjeçare holandeze, Noa Pothoven, kërkoi dhe mori eutanazinë pas viteve të vuajtjes psikike. Kjo për shkak të disa abuzimeve seksuale që kishte pësuar që nga mosha 11-vjeçare. Vajza e re vdiq në shtëpinë e saj në Arnhem, me ndihmë mjekësore të siguruar nga një klinikë e specializuar.

Gjatë betejës së gjatë, që familja e saj ta lejonte 17-vjeçare të ndërmerrte vendimin drastik, Noa kishte deklaruar se nuk mund të duronte më për shkak të depresionit të madh. Pas përdhunimeve që pësoi në mënyrë tragjike, ajo vuajti dhe nga një stres post-traumatik dhe një anoreksi e theksuar.

 

 

There it is… ❤ Vanaf 2 november verkrijgbaar op verschillende webshops, de linkjes komen tegen die tijd online.

A post shared by Winnen of Leren (@winnenofleren) on


Pesë ditë më parë ajo postoi në Instagram disa fjalë prekëse ku shkruante:

“E kisha me dyshim nëse duhej ta ndaja apo jo këtë postim, por vendosa ta bëja publike. Për disa, mund të jetë surprizuese, sidomos pas postimeve për terapinë që kam zhvilluar, por e kam pasur në plan prej kohësh këtë dhe nuk është një vendim impulsiv. Gjithsesi po dal drejt e në temë: Për maksimumi 10 ditë, do vdes! Pas vitesh të tëra lufte, unë jam e dërrmuar. Kam hequr dorë nga të ngrënit dhe nga gjithçka. Pasi e diskutuam gjatë e gjerë, vendosën të më lënë të shkoj, pasi të jetuarit është bërë për mua e padurueshme. Unë marr frymë, por nuk jetoj!”

Fjalët e Noa-s, të shkruara vetëm disa ditë para vdekjes së saj, janë edhe më të dhimbshme, teksa lexon në vijim: “Është një kohë e gjatë, nuk kam qenë e gjallë për një kohe të gjatë, kam mbijetuar dhe tani nuk e bëj më këtë gjë”.

Një dëshmi që thyen kodet e rrjetit shoqëror me tre raste ku vajza ishte përdhunuar. Rasti i parë i përdhunimit ndodhi në një festë me miqtë në moshën 11-vjeçare, rasti i dytë ndodhi përsëri drejt kthimit për në shtëpi nga një festë, ku dy burra e sulmuan në rrugë në moshën 14 vjeçare. Këtë rast ajo nuk e denoncoi nga frika dhe nga turpi, duke e mbajtur dhimbjen përbrenda.

Rasti i 17-vjeçares është një rast shumë i vështirë, pas viteve vuajtje psikologjike dhe një dëshire të plotë për t’u ndarë nga jeta, ajo ja doli të çonte në vend dëshirën e saj. Eutanazia që përfshin të drejtën për të vdekur kur je në depression është e ligjshme në shtetin hollandez.

Burimi: la Repubblica

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota eutanazia hollandë noa pothoven eutanazia hollandë noa pothoven

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2019, 05:25

Libia në luftë – një vend zhytet në kaos

Luftë shtëpi më shtëpi në Tripoli. Militantë të veshur me rroba të zakonshme. Ata mbajnë automatikë rreth qafave. Pasi kalojnë një barrikadë, ata duket se gjuaj...