Bota

Gjermania në “krizë” për shoferë kamioni: Po rrezikojmë furnizimin

5 Qershor 2019, 07:55 Nga DOSJA
Gjermania në “krizë” për shoferë kamioni: Po

GJERMANI- Gjermania ka mungesë të theksuar shoferësh kamioni. Sipas raportimeve të përditshmes gjermane  “Welt” dhjetëra mijëra shoferë kamioni i mungojnë këtij shteti, duke shtuar se pasojat së shpejti do të ndjehen nga të gjithë. Industria në veçanti i frikësohet mungesës së kësaj kategorie punëtorësh, pasi 30 mijë shoferë kamioni dalin në pension.

Për shkakun se gjithnjë e më shumë shoferë mungojnë, industria e logjistikës po kërkon ta bëjë këtë profesion edhe më tërheqës dhe po synon gratë. Pagat e ulëta, ditët e gjata të punës dhe kushtet e këqija të punës e kanë bërë këtë lloj pune të papëlqyeshme vitet e fundit, thekson “Ëelt”. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak e përkeqësoi gjendjen.

Gjermanisë i mungojnë 45 mijë deri 60 mijë shoferë kamioni dhe tendenca po rritet, siç vlerësohet nga Shoqata Gjermane e Shpërndarjes së mallrave dhe Logjistikës (DSLV) dhe Shoqata Federale e Logjistikës dhe Disponimit të Mallrave.


40% e shoferëve së shpejti do të dalin në pension

Pasojat e mungesës së shoferëve janë serioze. Çdo vit, rreth 30 mijë shoferë kamioni dalin në pension dhe vetëm gjysma e kësaj shifre plotësohet nga shoferë të rinj.

Për të zgjuar interesin e kamionistëve, duhet të përmirësohen ndjeshëm cilësia e kushteve të punës dhe aftësitë e tyre. Kabinat e tyre duhet të jenë më të rehatshme dhe me tualet në mjet. Po ashtu, në ndalesa shoferët duhet të marrin ushqim dhe pije dhe pajisje sanitare.  

Kompanitë gjermane po përpiqen me të gjitha mjetet të pakësojnë mungesat e mallrave në supermarkete, sepse raftet po mbeten bosh dhe një kolaps furnizimi duket i afërt,” përfundon Ëelt.

Megjithatë, në kushtet kur qindra e mijëra emigrantë nga vendet e Ballkanit dhe përtej kanë mësyrë Gjermaninë në kërkim të një pune, pritet që të shtrohet si parësore, punësimi i tyre në këtë profesion.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjermani mungojne 45 mije shofere kamioni gjermani mungojne 45 mije shofere kamioni

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2019, 05:25

Libia në luftë – një vend zhytet në kaos

Luftë shtëpi më shtëpi në Tripoli. Militantë të veshur me rroba të zakonshme. Ata mbajnë automatikë rreth qafave. Pasi kalojnë një barrikadë, ata duket se gjuaj...