Bota

SHBA/ Pas shumë trajtimesh mjekësore i vdes djali, por duhet të përballen me ‘ortekun’ e faturave

5 Qershor 2019, 09:55 Nga DOSJA
SHBA/ Pas shumë trajtimesh mjekësore i vdes djali, por duhet të

SHBA, Teksas Familja Cavatore nga Teksasi u përballën me fëmijët e sëmurë. Për një kohë të gjatë djemtë e tyre, binjakë ishin të shtruar në spital. Binjakët, Thomas dhe James Cavatore ndodheshin në njësinë e kujdesit intensiv neonatal në Hjuston, Texas, derisa James u përkeqësua dhe u nda nga jeta në spital vetëm 7-muajsh.

Por, ditët e qëndrimit në spital i kanë kushtuar ‘sa qimet e kokës’ çiftit, që përveç traumës që pësuan nga humbja e fëmijës së tyre, duhet të përballen me një tjetër traumë.

1.1 milion dollar fatura të kujdesit mjekësor duhet të shlyhen nga çifti edhe pse tashmë djali i tyre është ndarë nga jeta. 

Familja Cavatore është një ilustrim grafik i një sistemi shëndetësor amerikan, ku faturat mjekësore mund të ndjehen si një traumë e dytë, madje edhe për ata që kanë sigurim shëndetësor. Ajo mund të thyejë financiarisht ata që nuk e bëjnë këtë.

Çifti nga Teksasi u godit me “faturat e befasishme” për shpenzimet për furnizime mjekësore, dhe tani, gati tre vjet pas vdekjes së James, është e paqartë nëse familja ende i ka borxh mjekëve dhe spitalit ku është trajtuar James, Memorial Hermann. Historia e tyre është pasqyra e sistemit të kujdesit shëndetësor me të meta, të Amerikës.

Pothuajse tre vjet pas vdekjes së Jakobit, familja ka qenë në gjendje të përcaktojë saktësisht se sa mund të detyrohen ose të paguajnë.

Marrë dhe përshtatur nga: The Guardian

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota fatura sigurime shëndetësore teksas fatura sigurime shëndetësore teksas

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2019, 09:17

Kastrim kimik për pedofilët në Alabama

SHBA, Alabama– Një masë e rreptë është duke u marrë në Alabama, ku pedofilët dhe të gjithë personat që abuzojnë seksualisht me fëmije nen moshën 13-vjeç ...

Bota 5 Qershor 2019, 05:25

Libia në luftë – një vend zhytet në kaos

Luftë shtëpi më shtëpi në Tripoli. Militantë të veshur me rroba të zakonshme. Ata mbajnë automatikë rreth qafave. Pasi kalojnë një barrikadë, ata duket se gjuaj...