Bota

SHBA/ I lidhur me zinxhirë dhe qafore qeni, babai dhe njerka keqtrajtuan për vdekje 12-vjeçarin

5 Qershor 2019, 10:39 Nga DOSJA
SHBA/ I lidhur me zinxhirë dhe qafore qeni, babai dhe njerka keqtrajtuan

SHBA, Florida – Eduardo-s, djalit 12-vjeçar i duhej të jetonte në Florida me motrën, babanë dhe njerkën e tij dhe të shkonte në shkollë. Por, mesa duket gjatë gjithë kësaj kohe ai ka qenë duke u keqtrajtuar në mënyrë ç’njerëzore nga njerka dhe babai i tij.

12-vjeçari u shpall i vdekur në një spital në Indiana, më 24 maj, duke treguar shenja të abuzimit të zgjatur, neglizhimit dhe urisë, sipas të dhënave të gjykatës.

Babai i tij, Luis May, 32 vjeç dhe njerka, Dayana Medina-Flores, 25 vjeç, u arrestuan dhe u akuzuan për vrasje, neglizhencë dhe kufizime penale ndaj të miturit. Zyrtarët thonë se çifti vrau ngadalë 12-vjeçarin duke e lënë të lidhur me zinxhirë dhe qafore qeni, të pangrënë në një banjo të motelit ku ato po jetonin.

Nëna e Eduardos, Aurea Garcia, i tha CNN se nuk e dinte që djali i saj kishte ikur nga shteti i Floridës. Vdekja e Eduardit është klasifikuar si një vrasje nga një patolog mjekoligjor. Shkaku i ndërlikimeve nga uria dhe kequshqyerja me mungesën e kujdesit mjekësor.

Stafi i spitalit vuri në dukje se Eduardo ishte i amortizuar rëndë dhe kishte plagë dhe ulcerat në të gjithë trupin e tij, sipas të dhënave të gjykatës.

Njerka tha se më 23 maj Eduardo u sëmur, ishte shumë i dobët dhe nuk pranonte të ushqehej. Djali ishte i pavetëdijshëm kur mbërriti në spital dhe u shpall i vdekur vetëm pas pak.

Tre fëmijë të tjerë, një vajzë 9-vjeçare, një djalë 5-vjeçar dhe një djalë 2-vjeçar janë vendosur në kujdesin e Shërbimeve të Mbrojtjes Fëmijëve.

Pas vdekjes së Eduardos, hetuesit gjetën edhe zinxhirë, kordone, pranga, një qafore të qenve, një kuti të shokut elektrik në dy shtretërit në dhomën e motelit.

Medina-Flores pranoi te hetuesit se Eduardo ishte rrahur nga burri i saj me rrip dhe pranon abuzimet ndaj të miturit. Babai kishte përdorur edhe kutinë elektronike të qenve për të shokuar Eduardon, tha Medina-Flores.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota eduardo i mituri shba vdes nga dhuna eduardo i mituri shba vdes nga dhuna

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2019, 10:12

Zjarr masiv në Kanada, evakuohen 11 mijë njerëz

KANADA–  Zjarret në Alberta të Kanadasë kanë djegur më shumë se 700,000 hektarë tokë dhe kanë detyruar 11,000 njerëz të evakuohen,  sipas qeverisë së krah...

Bota 5 Qershor 2019, 09:17

Kastrim kimik për pedofilët në Alabama

SHBA, Alabama– Një masë e rreptë është duke u marrë në Alabama, ku pedofilët dhe të gjithë personat që abuzojnë seksualisht me fëmije nen moshën 13-vjeç ...

Bota 5 Qershor 2019, 05:25

Libia në luftë – një vend zhytet në kaos

Luftë shtëpi më shtëpi në Tripoli. Militantë të veshur me rroba të zakonshme. Ata mbajnë automatikë rreth qafave. Pasi kalojnë një barrikadë, ata duket se gjuaj...