Bota

Kastrim kimik për pedofilët në Alabama

5 Qershor 2019, 09:17 Nga DOSJA
Kastrim kimik për pedofilët në Alabama

SHBA, Alabama– Një masë e rreptë është duke u marrë në Alabama, ku pedofilët dhe të gjithë personat që abuzojnë seksualisht me fëmije nen moshën 13-vjeç do të përballen me kastrimin kimik. Ky projektligj është në pritje të nënshkrimit nga guvernatori.

Projektligji, i njohur si HB 379, u prezantua nga republikani, Steve Hurst. Hurst tha se qëllimi i tij është zvogëlimi i numrit të krimeve seksuale të kryera ndaj fëmijëve, duke bërë që autorët e mundshëm të mendojnë dy herë para se të veprojnë.

“Ata e kanë dëmtuar këtë fëmijë për jetë dhe ndëshkimi duhet të përshtatet me krimin”, – tha Hurst për WIAT-TV në Birmingham.

Shkëlësve të ligjit do t’u kërkohet që të ndjekin faturën për të proceduar dhe për t’ju nënshtruar kastrimit kimik.

Disa shtete tashmë kanë aplikuar ligjin e kastrimit kimik për pedofilët, por nuk dihet se sa shpesh përdoret praktika. Ndryshe nga kastrimi kirurgjik , që përfshin ndërprerjen e organeve gjenitale  kastrimi kimik përdor droga për të shtypur nxitjet seksuale.

Burimi: FoxNews

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alabama kastrim kimik pedofil alabama kastrim kimik pedofil

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2019, 05:25

Libia në luftë – një vend zhytet në kaos

Luftë shtëpi më shtëpi në Tripoli. Militantë të veshur me rroba të zakonshme. Ata mbajnë automatikë rreth qafave. Pasi kalojnë një barrikadë, ata duket se gjuaj...