Bota

Zjarr masiv në Kanada, evakuohen 11 mijë njerëz

5 Qershor 2019, 10:12 Nga DOSJA
Zjarr masiv në Kanada, evakuohen 11 mijë njerëz

KANADA–  Zjarret në Alberta të Kanadasë kanë djegur më shumë se 700,000 hektarë tokë dhe kanë detyruar 11,000 njerëz të evakuohen,  sipas qeverisë së krahinës.

Qeveria e vendit tha se të paktën dy zjarre jashtë kontrollit po djegin zonën Chuckegg Creek Wildfire dhe Jackpot Creek Wildfire.

Në Chuckegg Creek Wildfire zjarri ka djegur rreth 692,000 hektarë, ndërsa në Jackpot Creek Wildfire janë djegur më shumë se 61,000 hektarë.

21 vatra zjarri në të gjithë zonën e Alberta-s në, ku reshjet e shiut nuk po duken dhe thatësira e madhe është një shkak për përhapjen e tyre. Tetë prej vatrave të zjarrit po digjen në mënyrë të pakontrolluar.

Evakuimet e detyrueshme kanë detyruar se paku shtatë komunitete të lëvizin, të cilët u kthyen në shtëpitë e tyre të hënën.

Më shumë se 2,300 zjarrfikës janë përfshirë në përpjekjet për të shuar zjarrin masiv, duke përdorur 228 helikopterë dhe 28 tankera ajri në luftën kundër zjarrit. Tymi nga zjarri ka qenë aq i përhapur sa arriti në pjesën e SHBA-së juglindore.

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota evakuimi i banoreve kanada zjarr masiv evakuimi i banoreve kanada zjarr masiv

Sondazh

Poll

Bota 5 Qershor 2019, 09:17

Kastrim kimik për pedofilët në Alabama

SHBA, Alabama– Një masë e rreptë është duke u marrë në Alabama, ku pedofilët dhe të gjithë personat që abuzojnë seksualisht me fëmije nen moshën 13-vjeç ...

Bota 5 Qershor 2019, 05:25

Libia në luftë – një vend zhytet në kaos

Luftë shtëpi më shtëpi në Tripoli. Militantë të veshur me rroba të zakonshme. Ata mbajnë automatikë rreth qafave. Pasi kalojnë një barrikadë, ata duket se gjuaj...