Politike

Apeli vendos “detyrim paraqitje” për Balliun: Rama ka kapur Prokurorinë, s’do e lejojmë

5 Qershor 2019, 07:16 Nga DOSJA
Apeli vendos “detyrim paraqitje” për Balliun: Rama ka kapur

Tiranë- Gjykata e Apelit vendosi sot detyrim paraqitje për ish-deputetin e PD-së Klevis Balliun, për të cilin Prokuroria  kërkoi “arrest me shtëpie” për protestat te “Unaza e Re”.

Pas seancës Balliu u shpreh se Edi Rama i ka këto ditët e fundit që po qeveris.  “Edi Rama është në ditët e fundit. Ai ka rritur dozën e vjedhjeve, ka shpenzuar 300 milionë euro, në një kohë që shpenzimet duhet të ishin më pak. Edi Rama ka rritur dhunën ndaj protestuesve. Rama ka kapur Prokurorinë, e cila kërkon “arrest shtëpie” për Avdylajt, kurse për banorët që protestojnë kërkohet ‘arrest me burg’. Sot po luhet fati i Shqipërisë. Nuk do lejojmë që të ketë zgjedhje moniste si koha e Enver Hoxhës”, tha Balliu.

Kujtojmë që Klevis Balliu pas shoqërimit në polici kaloi një natë në qeli dhe më pas u lirua. Më 9 maj Balliu ka doli  para gjykatës së Tiranës, e cila vendosur  masën, “detyrim paraqitje”, duke e liruar atë. Balliu në gjykatë mohoi akuzat e “bllokimit të paligjshëm të rrugës, dhe “kundërshtimit të policisë”.

Balliu u arrestua disa javë më parë gjatë protestës së Astirit, ku u përplasën me policinë dhe bllokuan rrugën. Balliu u shfaq i buzëqeshur dhe ka përshëndeti mediet me 2 gishtat, simbol in e PD-së.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike balliu para gjykates klevis balliu protesta te astiri balliu para gjykates klevis balliu protesta te astiri

Sondazh

Poll