Bota

Rrjedhje naftë në Siri, njollat mbulojnë bregdetin e Qipros

31 Gusht 2021, 20:56 Nga DOSJA
Rrjedhje naftë në Siri, njollat mbulojnë bregdetin e Qipros

MESDHE- Një njollë nafte është zbuluar në detin e Mesdhut. BBC shkruan se njolla e madhe e naftës po monitorohet nga autoritetet në Qipro dhe mendohet se e ka origjinën nga një termocentral në bregdetin Mesdhe të Sirisë.

Media shtetërore siriane tha javën e kaluar se kishte pasur një derdhje nga uzina, e cila ndodhet brenda rafinerisë së naftës Baniyas. Pamjet satelitore treguan se njolla u përhap në veri përgjatë bregdetit sirian para se të vazhdonte rrugën e saj drejt Qipros.

Ndërkohë që sipas ekspretëve naftja do të arrijë të martën në Gadishullin Karpas. Qipro zyrtare në një deklaratë tha se po merrte të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dëmtin e mëtejshëm të shkaktuar nga kjo rrjedhje e naftës dhe se për këtë po merrte ndihmë nga Turqia.

Qeveria siriane tha të martën e kaluar se kishte pasur një rrjedhje aksidentale nga një rezervuar karburanti në termocentralin Baniyas, i cili është në një pjesë të vendit të shkatërruar nga lufta nën kontrollin e tij.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni nafte ne mesdhe nafte ne mesdhe

Sondazh

Poll

Bota 31 Gusht 2021, 19:34

SHBA– Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka marrë përsipër përgjegjësinë për dhënien fund të luftës në Afganistan, me tërheqjen e trupave amerikane. 24 orë pas ing...