Politike

Zgjedhjet/ Përgjimi i tretë i “Bild”, Avdylaj: Do e habis Ramën me rezultat 10:0 (VIDEO)

5 Qershor 2019, 08:33 Nga DOSJA
Zgjedhjet/ Përgjimi i tretë i “Bild”, Avdylaj: Do e habis

Tiranë– Një tjetër bisedë është zbardhur me Astrit Avdylajt dhe Arjan Ndranxhi për çështjen sesi do të fitohen zgjedhjet.

Biseda në telefon:

Arjan Ndranxhi: Tito të rujt zoti.
Astrit Avdulaj: Ç’kemi?
Arjan Ndranxhi: Hiç mirë me çunin.
Astrit Avdulaj: Hic të mora për qejf, a të kanë thirrë gjë apo…?
Arjan Ndranxhi: Për ku?Jo o burr, ai tha se do të të takonte ty. Ti nuk bëheshe dje se ishte luante Juvja. Më tha ka fol Juli, do vijmë nesër tha. Dhe pastaj do takoheshe edhe me atë. Me Gjushin do takohej edhe për punë të punës.
Astrit Avdulaj: Ok unë po pres, unë gia e kam. Ne e kena në xhep. Ai më tha mua. Ne thjesht po presim, siç më thanë, 25. Elton Arbana ishte atje. I tha Eltonit 10 a të 11-in.
Astrit Avdulaj: Unë jam këtu tek lagjia ime dmth, nuk kam dalë ndonjëherë në Pazar po kam taku njerëz. Çdo njeri që jam rrit. E kam shumë shumë ashtu. Se duhet të jemi edhe shumë të nerum nga ai sipër (Edi Rama) që duhet të na shohi me një kështu, e ke parasysh
Arjan Ndranxhi: E vërtetë!
Astrit Avdulaj: Ti japim një 10 me 0 që edhe ai vetë të habitet
Arjan Ndranxhi: Bëji një telefon Julit me pi një kafe tek punë.

Ditën e sotme, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me “Dosjen 339/1”, një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

J.V/K.M/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit avdulaj përgjimet e bild astrit avdulaj përgjimet e bild

Sondazh

Poll