Aktualitet

BILANCI/ Mbi 1 mijë raste me Covid-19 në Shqipëri, ndërrojnë jetë tre persona brenda 24 orëve, 96 pacientë po marrin ndi

31 Gusht 2021, 15:53 Nga DOSJA
BILANCI/ Mbi 1 mijë raste me Covid-19 në Shqipëri,

TIRANË– 2 mijë e 498 viktima, 10 mijë e 88 raste aktive dhe 133 mijë e 801 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre qytetarë: një 78-vjeçare nga Kavaja, një qytetare 79 vjeç nga Tirana dhe një qytetare 87 vjeç nga Vlora.

Në 24 orët e fundit janë kryer 7,256 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1054 qytetarë, në këto bashki: 303 raste në Tiranë, 157 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 47 raste në Vlorë, 42 raste në Lezhë, 38 raste në Kavajë, 31 raste në Kurbin, 26 raste në Lushnje, Elbasan, 24 raste në Korçë, 22 raste në Fier, Sarandë, 21 raste në Berat, 17 raste në Gjirokastër, 15 raste Malësi e Madhe, Krujë, 13 raste në Kamëz, Bulqizë, 12 raste në Rrogozhinë, Mat, 11 raste në Peqin, 10 raste në Kukës, 8 raste në Dibër, Divjakë, 7 raste në Himarë, Pogradec, Kuçovë, Prrenjas, 6 raste Vau i Dejës, Patos, Tepelenë, Cërrik, 5 raste në Memaliaj, Dimal, Librazhd, 4 raste në Has, Tropojë, Përmet, Gramsh, 3 raste në Shijak, Konispol, 2 raste në Mirditë, Vorë, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Mallakastër, Selenicë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, Poliçan.

Aktualisht janë 10,088 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,801 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 1054
Të shëruar në 24 orë 469
Të shtruar në spitale 96
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7,256

Testime totale 1,047,380
Raste pozitive 146,387
Raste të shëruara 133,801
Raste Aktive 10,088
Humbje jete 2,498

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,638
Shkodër 1,789
Vlorë 908
Durrës 778
Fier 695
Lezhë 567
Elbasan 497
Berat 352
Gjirokastër 281
Korçë 254
Dibër 169
Kukës 160

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll