Aktualitet

U arrestua me bujë në Spanjë, lirohet nga qelia Kreshnik Farruku, pjesë e bandës që vrau Devi Kasmin

31 Gusht 2021, 13:29 Nga DOSJA
U arrestua me bujë në Spanjë, lirohet nga qelia Kreshnik Farruku,

TIRANË– Kreshnik Faruku, i prangosuri me shumë bujë në Spanjë është liruar nga qelia ditën e sotme, pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur që ta lërë atë në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndërkohë që pritej të ekstradohej drejt Italisë.

Seanca u zhvillua gjatë ditës së sotme dhe prokurori kërkoi që për të të caktohej masa ‘arrest me burg’ me afat 40 ditor, deri në ekstradimin drejt Italisë, por gjykata e Tiranës vendosi ndryshe.

Farruku është lejuar që të qëndrojë në Manzë të Durrësit dhe sipas rregullave nuk mund të largohet nga shtëpia. Çështja ndaj tij është dërguar në Gjykatën e Apelit.

Kreshnik Farruku u kap në Spanjë dhe njihet edhe me emrat Kreshnik Budlla, Besnik Farruku e Sokol Koçi. Ai rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Ancona-s me 6 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e trafikut të drogës. Farruku ka qenë edhe pjesë e bandës që akuzohet se ka vrarë Devi Kasmin.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kreshnik farruku kreshnik farruku

Sondazh

Poll