Aktualitet

KED i ndalon kandidimin Sinan Tafajt, Dhimitrula Spiros dhe Saimir Vishajt: Kanë patur mangësi në plotësimin e kushteve

31 Gusht 2021, 14:03 Nga DOSJA
KED i ndalon kandidimin Sinan Tafajt, Dhimitrula Spiros dhe Saimir Vishajt:

TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka ndaluar kandidimin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese tre kandidatëve: Sinan Tafajt, Dhimitrula Spiros dhe Saimir Vishajt.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se KED, pas përfundimit të mbledhjes së sotme, ka mbaruar dhe procedurat e verifikimit duke dalë rezultatin se tre garuesit kishin mangësi në një ose disa kushte të vendosura.

Tafaj, Spiro dhe Vishaj kanë të drejtë të ankimojnë vendimin e KED në Apelin e Gjykatës Administrative brenda 5 ditëve.

NJOFTIMI NGA KED:
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 31.08.2021, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:
1. Raportim nga ana e relatorëve në lidhje me ecurinë e deritanishme të procesit të vlerësimit të kandidatëve dhe problematikat e hasura.
2. Prezantim i raporteve të përgatitura nga relatorët, sipas vendeve të shpallura për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me kandidaturat e 1) Sinan Tafaj, 2) Dhimitrula Spiro dhe 3) Saimir Vishaj, me qëllim vlerësim dhe vendimmarje nga ana e KED. Te tjera.
Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara, që kërkohen për përzgjedhjen dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:
Ndalimin e kandidimit dhe mos vijimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:
1. Z. Sinan Tafaj, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të Z. Gani Dizdari;
2. Zj. Dhimitrula Spiro, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha;
3. Z. Saimir Vishaj, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha, vendin vakant të Z. Gani Dizdari dhe vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha.
Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të tyre do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Në muajin korrik, Gjykata e Lartë ka bërë kërkesë për plotësimin e tre vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese të lëna bosh nga Vitore Tusha, Fatmir Hoxha dhe Gani Dizdari. Deri më tani, janë 9 kandidatë të cilët kanë paraqitur kërkesë. Albert Demirneli, Alket Jaupi, Dhimitrula Spiro, Ervin Karamuço, Helena Papa , Saimir Visha, Sandër Beci,  Vatë Staka dhe Zhaklina Peto. Kandidatët që vijnë nga KLP janë Vate Staka dhe Sandër Beci ndërsa nga avokatura është Saimir Vishaj.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhimitrula spiro saimir vishaj sinan tafaj vakancat ne kushtetuese dhimitrula spiro saimir vishaj sinan tafaj vakancat ne kushtetuese

Sondazh

Poll