Aktualitet

Nisin aplikimet për regjistrim në kopshtet publike të Bashkisë së Tiranës, mësoni afatet dhe procedurat

31 Gusht 2021, 15:29 Nga DOSJA
Nisin aplikimet për regjistrim në kopshtet publike të

TIRANË- Aplikimi për regjistrimin e fëmijëve në kopshtet publike në Tiranë do të fillojnë nga dita e nesërme deri në datë 15 shtator. Në njoftimin e publikuar nga Bashkia Tiranë bëhet e ditur se regjistrimi do të jetë në periudhën kohore 09:00 deri në 14:00.

Njoftimi i Bashkisë:

Duke filluar nga 1 shtatori në çdo kopsht publik të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve. Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve bën me dije se në datat 01 – 15 Shtator 2021, ora 09:00 – 14:00, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrim në kopshtet publike të Bashkisë Tiranë. Aplikimi do të kryhet pranë kopshtit ku synohet të regjistrohet fëmija. Ndërtimi i kopshteve të reja dhe transformimi i atyre ekzistuese duke ofruar një shërbim komod, ka bërë që çerdhet dhe kopshtet publike të jenë zgjedhja e parë për prindërit.

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e arsimit regjistrimi i femijeve ne kopsht ministria e arsimit regjistrimi i femijeve ne kopsht

Sondazh

Poll