Aktualitet

I shpallur në kërkim në Shkodër, arrestohet 23-vjeçari, kontrolli në banesë i zbulon municionin luftarak

31 Gusht 2021, 13:17 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim në Shkodër, arrestohet

SHKODËR– Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi ishte në kërkim për kultivim lëndësh narkotike. I riu i cili banonte në fshatin Bleran, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një sasi municioni luftarak.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim: E. Gj. 23 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 29.07.2021, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një sasi municioni luftarak. Materialet shtesë u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne shkoder arrestim ne shkoder

Sondazh

Poll