Aktualitet

1.5 metra distancë dhe maskë anti-Covid! Publikohet protokolli që duhet ndjekur nëpër shkolla, mësues, roje e sanitare duh

31 Gusht 2021, 14:17 Nga DOSJA
1.5 metra distancë dhe maskë anti-Covid! Publikohet protokolli që

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar protokollin që duhet të ndiqet nëpër shkolla, duke nisur nga nesër, ditë kur fillon marrja e mësimeve plotësuese. Për nxënësit është e detyrueshme mbajtja e maskave si dhe duhet repektuar distanca mes tyre, 1.5 metra, në mënyrë që të shmanget transmetimi i Covid-19.

Për mësuesit, shkruhet se ata duhet të jenë vaksinuar që nesër. Nëse nuk kanë pasur mundësi, kanë afat deri më datë 30 shtator. Nëse edhe deri në fund të muajit shtator nuk do të jenë vaksinuar, atëherë mësuesit janë të detyruar që të paraqesin një raport nga mjeku ku shpjegohet arsyeja e mos vaksinimit.

I njëjti detyrim shërben edhe për personelin që shërben në shkolla, sanitaret dhe rojet, që duhet të kenë marrë vaksinën kundër C0vid-19, deri në fund të muajit shtator.  Nesër nis marrja e mësimeve plotësuese në të gjitha shkollat e vendit. Zyrtarisht, ky vit shkollor fillon më datë 27 shtator.

Lexo të plotë këtu udhezim per shkollat 2021

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi protokolli ne shkolla koronavirusi ne shqiperi protokolli ne shkolla

Sondazh

Poll