Aktualitet

Grabitje në mes të Tiranës! I riu ‘terrorizon’ vajzën brenda makinës: Më jep paratë dhe telefonin

31 Gusht 2021, 12:46 Nga DOSJA
Grabitje në mes të Tiranës! I riu ‘terrorizon’

TIRANË– Një vajzë është gjendur përballë një të riu që i kërkonte telefonin dhe paratë. Ngjarja ka ndodhur me 23 gusht në bulevardi ‘Zhan D’ark’. Një 27-vjeçar ka ndaluar vajzën e re e cila ndodhej brenda makinës, duke i kërkuar me forcë telefonin dhe një shumë parash. Ai ishte i shpallur në kërkim nga policia për këtë ngjarje, ndërkohë që ditën e sotme është vënë në pranga.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ndalimi i shtetasit P. V., 27 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, pasi më datë 23.08.2021, në Bulevardin “Zhan D’ark”, ka tentuar ti vjedhi me dhunë telefonin dhe një shumë lekësh,brenda mjetit të shtetases B. Xh.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne tirane grabitje ne tirane

Sondazh

Poll