Aktualitet

TRAGJEDIA në Qafë-Muzinë! Humbën jetën 5 persona, del raporti i ekspertëve: S’ka gjurmë frenimi të ‘Land Roverit’

31 Gusht 2021, 10:33 Nga DOSJA
TRAGJEDIA në Qafë-Muzinë! Humbën jetën 5 persona, del

GJIROKASTËR– Aksidenti tragjik që ndodhi në Qafë-Muzinë la pas 5 persona të pajetë. Ndërkohë ‘Reporttv’ ka zbuluar raportin e ekspertëve që tregon se përplasja mes mjeteve mund të ketë qënë tangenciale dhe nga pozicionimi i Land Roverit në dy metra pas ndodhjes së aksidentit. Ekspertët kanë treguar se në momentin e ndodhjes së aksidentit ka pasur rreshje të pakta shiu çka ka favorizuar aksidentin e ndodhur.

“Përplasja mes dy mjeteve ka qenë tangenciale dhe kjo është përcaktuar edhe nga pozicionimi i Land Roverit ne dy metra pas ndodhjes së aksidentit. Gjurmët e frenimit në vendngjarje mungojnë çka do të thotë se s’ka pasur fare frenim dhe nëse do kishte, mbi atë bazë do përcaktohej sa shpejt ka qenë Land Roveri”.

Ekspertët konfirmojnë se “nëse do të kishte përplasje frontale, përgjithësisht energjia e cliruar nga të dy mjetet do të varej nga pesha e secilit mjet dhe në këtë rast, pasojat do të ishin vecse me lëndime. Por në rastin në fjalë me përplasjen tangenciale një pjese e energjisë e përthith goditja, kurse pjesa tjetër e ruan lëvizja“-thuhet në raport.

Drejtuesja e ‘Land Roverit’ Rexhina Çelhaka po udhëtonte me automjetin e djalit të xhaxhait të saj nga Tirana në drejtim të Sarandës.

Viktima të aksidentit tragjik kanë mbetur; Alesandër dhe Tetiana Fediaieva, 53 dhe 48 vjeç, nga Ukraina, Bardhi Proda (shoferi) dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari. Fatmirësisht nga furgoni, i cili përfundoi ne humnere doli e gjallë Gerta Kaberdini, 25 vjece e cila ishte shtatzënë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e qafe muzines tragjedia e qafe muzines

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Gusht 2021, 10:00

DURRËS– Tre të arrestuarit në flagrancë në Durrës nuk kanë dhënë asnjë detaj pas marrjes në pyetje në lidhje me personin që i kishte urdhëruar për të vrarë...