Aktualitet

U kap me mbi 1 ton kanabis! Kërkoi të dilte nga burgu, Apeli i Gjykatës së Posaçme lë brenda qelisë Bashkim Muratajn

31 Gusht 2021, 09:22 Nga DOSJA
U kap me mbi 1 ton kanabis! Kërkoi të dilte nga burgu, Apeli i

TIRANË– Bashkim Murataj është lënë në burg ditën e sotme nga Apeli i Gjykatës së Posaçme. Ai u arrestua më 11 gusht të këtij viti nga policia si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.

Murataj kishte apeluar vendimin e Shkallës së Parë, dhe pavarësisht kërkesës së mbrojtes, Apeli e ka gjykuar të drejtë masën shtrënguese ndaj tij duke e lënë në burg.

Ai donte të dilte nga burgu pasi është shprehur se ka 3 fëmijë që do ti duhet të kujdesej për ta dhe se bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore. Ai gjithashtu ka mohuar të jetë i përfshirë në trafikimin e narkotikëve gjatë mbrojtjes që ka bërë në seancën e zhvilluar në apel.

57 vjeçari ishte i shpallur në kërkim prej 2 vitesh, pasi në dhjetor 2019, i ishte caktuar masa e sigurisë arrest me burg për trafik lëndësh narkotike. Murataj dyshohet se është i implikuar në ngjarjen e datës 13.12.2019, në pikën kufitare Kapshticë, Korçë, ku gjatë kontrollit në një automjet u gjetën dhe u sekuestruan 1072.4 kg lëndë narkotike kanabis.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet bashkim murataj arrestohet bashkim murataj

Sondazh

Poll