Aktualitet

31 Gusht 2021, 10:00 Nga DOSJA

DURRËS– Tre të arrestuarit në flagrancë në Durrës nuk kanë dhënë asnjë detaj pas marrjes në pyetje në lidhje me personin që i kishte urdhëruar për të vrarë.

Tre të arrestuarit nuk kanë treguar asgjë se kush fshihej pas tyre, duke mos zbuluar emrin e porositësit apo se kush ishte ‘synimi’ i tyre. Ndërkohë, pritet të bëhet hapja e laptopit të sekuestruar në makinë, i cili mund të ndihmoj hetuesit. Mirëpo në mënyrë që të kryhet kjo, duhet lëshuar urdhëri i Prokurorisë.

Ditën e djeshme u arrestuan në flagrancë tre personat që dyshohen se janë vrasës me pagesë. Ata u kapën me mjetin tip “BMË” me armë, euro dhe me 2 laptopa. Ata janë:

Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani. Uran Zyka, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”. Të dy këta shtetas janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit. Tahir Gjinika, 33 vjeç, banues në Durrës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi mustafa tahir gjinika uran zyka vrases me pagese aldi mustafa tahir gjinika uran zyka vrases me pagese

Sondazh

Poll