Hera e parë që ndodh! Vendoset data kur Sali Hasa do dalë para vettingun, zyrtari i burgjeve: Nëse do të marrë pjesë, do
31 Gusht 2021, 08:40Nga DOSJA
SARANDË– Më 1 shtator në orën 10:00 është vendosur të mbahet seanca për prokurorin e Sarandës, Sali Hasa. Ka qënë KPK, ajo që ka publikuar datën e seancës për Sali Hasën, Hasën, i cili është arrestuar pasi akuzohet për veprën penale të korrupsionit.
Kjo është hera e parë që mbahet një seancë vetingu për një person që është i arrestuar, ndaj nuk dihet se si do të veprohet.
Burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha pranë burgjeve pohuan se ende nuk është mbyllur si procedurë, ndonëse subjekti është njoftuar për seancën, por nuk ka vendosur ende nëse do të jetë i pranishëm.
“Nëse prokurori i Sarandës që mbahet në paraburgim shpreh vullnetin për të marrë pjesë në procesin administrativ, patjetër që do ta shoqërojmë në polici”, pohoi një zyrtar i burgjeve për gazetaren Anila Hoxha.
Sali Hasa u arrestua për korrupsion, pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel. Ai është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si i dyshuar për veprën penale të korrupsioni pasiv të funksionarëve të tjerë të drejtësis.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LEZHË– Dy persona kanë përfunduar në pranga në Lezhë pasi kanë ushtruar aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit. Në lagjen “Skënderbeg”, 2 lokale...
KORÇË– Infermieri Nikolin Ciko në deklaratën e tij në polici ka pranuar vjedhjet e kryera në spital. Ai ka thënë se ka kryer vjedhjet pasi kishte bo...
VLORË– Tre muaj u deshën që Policia të zbardhte fytyrën e “polici” që qëlloi ndaj Edison Begajt. Sot, me anë të një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit ka b...
KORÇË– Zjarri që kishte nisur prej ditësh në parkun Kombëtar të Prespës është mundur që të izolohet. Dyshohet se zjarri ka qëllimshëm. Policia ka ni...
VLORË– Atentati ndaj Edison Begajt u bë për shkak të një shpulle. Kjo dyshohet të ketë qënë arsyeja e plagosjes me armë zjarri të 41-vjeçarit i cili...