Aktualitet

Shqipëria mbetet në kategorinë D! NJOFTIMI i ministrisë së Jashtme: Kushdo që do udhëtojë drejt Italisë të ketë çert

31 Gusht 2021, 08:54 Nga DOSJA
Shqipëria mbetet në kategorinë D! NJOFTIMI i ministrisë

TIRANË– Ministria për Evropën dhe Punë e Jashtme ka njoftuar të gjithë qytetarët që duan të udhtëtojnë në Itali në lidhje me rregullat që duhet të plotësojnë për të kaluar kufirin. Sipas MEPJ, nga sot deri më 25 tetor, të gjithë ata që do të kalojnë kufirin duhet të kenë çertifikatën e gjelbër Covid-19. Më pas me mbërritjen në Itali, për udhëtarët është e detyrueshme një periudhë karantinimi prej 5 ditësh në Itali.

“Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi; Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen,”-thuhet ndër të tjera në njoftim. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria për Evropën dhe Punë e Jashtme njofton se në bazë të Dekretit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D https://bit.ly/3mM8wEY Duke nisur nga  data 31 gusht deri në 25 tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë: Çertifikatën e gjelbër Covid-19, që vërteton vaksinimin e plotë ose një çertifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit; Çertifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar; Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson. Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes; Formularin PLF  https://app.euplf.eu/ Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore; Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi; Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen. Për më shumë informacion rreth kritereve të udhëtimit në Itali dhe kategoritë që përjashtohen nga vetëizolimi, klikoni në linkun

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e jashtme ministria e jashtme

Sondazh

Poll