Aktualitet

Vidhte ilaçet e pacientëve me Covid dhe me tumor, ua shiste më shtrenjtë! Si i grabiste infermieri nga Korça medikamentet,

31 Gusht 2021, 09:11 Nga DOSJA
Vidhte ilaçet e pacientëve me Covid dhe me tumor, ua shiste më

KORÇË– Infermieri Nikolin Ciko ka pranuar përballë policisë se ka kryer dy vjedhjet në Spitalin e Korçës. Në deklaratën e dhënë ai është shprehur se iu është dashur ti vjedhë e të fitojë para pasi kishte borxhe dhe kredi për të larë.

Ai merrej me pacientët me Covid, për këtë shkak ai dyshohet se ua shiste këtyre pacientëve medikamentet e vjedhura. Në mënyrë që ai të futej brenda vendit ku ishin medikamentet ai duhej të thyente dritaren duke kaluar në tunel në mënyrë që ti merrte ilaçet që ishin brenda farmacisë.

Infermieri Nikolin Ciko është arrestuar nga policia pasi ka grabitur një sasi medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale. Dy vjedhjet janë kryer me datë 8 mars të këtij viti dhe e fundit ditën e djeshme. Infermieri vodhi një sasi e konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet infermieri nikolin ciko infermieri nikolin ciko

Sondazh

Poll