Po luanin lojëra fati në telefona, policia kap ‘MAT’ dy administratorët brenda lokalit në Lezhë (EMRAT)
31 Gusht 2021, 08:25Nga DOSJA
LEZHË– Dy persona kanë përfunduar në pranga në Lezhë pasi kanë ushtruar aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit. Në lagjen “Skënderbeg”, 2 lokale ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të administratorëve të subjekteve,: Idriz Kaloçi 38 vjeç dhe Meqan Mlika, 27 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” , Lezhë. Dy të rinjtë janë kapur në flagrancë në ambientet e subjekteve të tyre, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon operacioni “Fati i lojërave”.Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularëve, vihen në pranga 2 administratorë subjektesh.Sekuestrohen 5 pajisje elektronike për lojëra fati, 6 aparate celular dhe një shumë parash.Në vijim të kontrolleve të pandërprera në të gjithë qarkun Lezhë, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Policisë Lezhë kanë konstatuar në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, 2 subjekte (lokale) ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.Në vijim të veprimeve, specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të administratorëve të subjekteve, shtetasve: Idriz Kaloçi 38 vjeç dhe Meqan Mlika, 27 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” , Lezhë.Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e subjekteve të tyre, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në të gjithë qarkun dhe në këtë kuadër Policia e Lezhës fton cilindo të denoncojë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KORÇË– Infermieri Nikolin Ciko në deklaratën e tij në polici ka pranuar vjedhjet e kryera në spital. Ai ka thënë se ka kryer vjedhjet pasi kishte bo...
VLORË– Tre muaj u deshën që Policia të zbardhte fytyrën e “polici” që qëlloi ndaj Edison Begajt. Sot, me anë të një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit ka b...
KORÇË– Zjarri që kishte nisur prej ditësh në parkun Kombëtar të Prespës është mundur që të izolohet. Dyshohet se zjarri ka qëllimshëm. Policia ka ni...
VLORË– Atentati ndaj Edison Begajt u bë për shkak të një shpulle. Kjo dyshohet të ketë qënë arsyeja e plagosjes me armë zjarri të 41-vjeçarit i cili...
Aktualitet31 Gusht 2021, 06:58
KURBIN– Ermando Cima, 24 vjeç, ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje. Gjykata e Luk...