Sport

Dështoi në merkato, Igli Tare: U surprizova kur Frankfurt, thanë se nuk e shiste lojtarin

31 Gusht 2021, 09:53 Nga DOSJA
Dështoi në merkato, Igli Tare: U surprizova kur Frankfurt, thanë

ITALI – Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka zbuluar se Frankfurt nuk është i gatshëm që të shesë Filip Kostic. Lojtari serb ishte përfolur për një transferim tek ekipi i drejtuar nga Sarri, por mesa duket kjo gjë nuk do të ndodhë.

Në një intervistë për ‘’BILD’’, Tare ka zbuluar se negociatat me ekipin e Bundesligas dështuan papritur.

“U surprizova kur Frankfurt tha se Kostiç nuk është në shitje. 6 apo 7 ditë më parë unë e informova Frankfurtin se ne e donim Kosticin. Më pas na u tha se Kostic nuk do largohet nga skuadra,” tha Tare.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport frankfurt igli tare lazio frankfurt igli tare lazio

Sondazh

Poll