Sport

Ndeshjet kualifikuese të botërorit, Mancini: Ta vazhdojmë aty ku e lamë, Jorginho e meriton Topin e Artë

31 Gusht 2021, 09:07 Nga DOSJA
Ndeshjet kualifikuese të botërorit, Mancini: Ta vazhdojmë aty ku

ITALI – Pas fitimit të Europianit, Italia tani do përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022. ‘’Axurrët’’ luajnë me 2 shtator ndaj Bullgarisë dhe me 5 shtator kundër Zvicrës.

Në konferencë për shtyp, trajneri Roberto Mancini bëri të qartë edhe objektivat për skuadrën, duke propozuar edhe Jorginho si një pretendent për “Topin e Artë”.

“Si ekip kombëtar mund të përmirësohemi shumë deri në Botëror, por fillimisht le të mendojme për tu kaulifikuar. Synimi kryesor do jetë që të shkojmë në Katar. Fitorja në Euro 2020 është falë grupit, kështu që duhet të shtrihet edhe tek ata që nuk ishin me ne. Sa i përket Zaniolos është e rëndësishme që ai të jetë mirë më pas do mendojmë për ti gjetur një rol. Këta djem gjithmonë i kanë përjetuar dhe luajtur ndeshjet në maksimum, i luajnë mirë dhe i fitojnë. Ekipi kombëtar duhet të demonstrojë se italianët kanë cilësi të jashtëzakonshme. Unë do doja që djemtë ta vazhdonin aty ku e lamë. Jorginho e meriton topin e artë sepse ka bërë mirë prej disa vitesh,”- tha Mancini.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport italia roberto mancini italia roberto mancini

Sondazh

Poll