Sport

‘’Rrugët mes CR7 dhe Juventusit janë ndarë’’, bardhezinjtë i japin lamtumirën zyrtare Ronaldos

31 Gusht 2021, 07:52 Nga DOSJA
‘’Rrugët mes CR7 dhe Juventusit janë

ITALI – Juventus ka njoftuar sot zyrtarisht largimin e Cristiano Ronaldos. Portugezi kaloi tre vite tek bardhezinjtë ku fitoi dy kampionate por dështoi në Champions League.

Juventusi ka njoftuar largimin e Ronaldos në rrjetet sociale ku tregon edhe shifrat e këtij operacioni. Manchester United do i pagujë Juventusit 15 milionë euro plus 8 të tjera në formë bonusesh. Shifrat e trasnferimit i ka publikuar Juventusi në rrjetet sociale.

‘’Në 2018 dy ikona të futbollit europian dhe botëror u bënë bashkë. Sot pas tre vitesh bashkë, 133 paraqitjeve dhe 101 golave kapitulli ka ardhur në një fund. Rrugët mes CR7 dhe Juventusit janë ndarë’’ shkruan klubi i Juventusit në lamtumirën për Ronaldon.

Juventus says goodbye to @Cristiano.

— JuventusFC (@juventusfcen) August 31, 2021

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus cristiano ronaldo juventus

Sondazh

Poll