Sport

‘’Ronaldo po kthehet në shtëpi’’, Manchester United kompleton transferimin e CR7

31 Gusht 2021, 09:32 Nga DOSJA
‘’Ronaldo po kthehet në shtëpi’’, Manchester

ANGLI – Manchester United ka njoftuar sot rikthimin e Cristiano Ronaldos. Klubi anglez e njoftoi në rrjetet sociale, ku postoi edhe foto të Ronaldos me fanellën e Manchester United.

Ylli portugez u largua nga Juventusi pas tre sezonesh, me Manchester United që pagoi 15 milionë euro tek Juventusi plus 8 të tjera do paguhen në formë bonusesh. Në rrjetet sociale të Manchester United, Ronaldo ka folur edhe fjalët e para. ‘’Manchester United është një klub që gjithmonë ka një vend special në zemrën time, dhe kam qenë i lumtur për shumë mesazhe që kam marrë.

Mezi po pres që të luajë sërish në ‘’Old Trafford’’ dhe të shikoj tifozët. Do bashkohem me ekipin pas ndeshjeve me kombëtaren dhe shpresoj të kemi një sezon të suksesshëm’’ ka thënë Ronaldo.

??? ???? ??????? ???

? @Cristiano is back!#MUFC | #RonaldoReturns

— Manchester United (@ManUtd) August 31, 2021

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo manchester united cristiano ronaldo manchester united

Sondazh

Poll