Sport

Merkatoja e Interit, Marotta: Nuk ishte e lehtë, Correa-Lautaro partneritet i mirë në sulm

31 Gusht 2021, 08:24 Nga DOSJA
Merkatoja e Interit, Marotta: Nuk ishte e lehtë, Correa-Lautaro partneritet

ITALI – Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta është i lumtur me merkaton e Interit por e pranon se nuk ishte e lehte. Zikaltërit shitën Lukakun tek Chelsea dhe Hakimin tek PSG, ndërsa afruan në ekip Dzekon, Correan, Calhanoglu dhe Dumfries.

‘’Nuk ishte e lehtë, por Interi ka hasur vështirësi si të gjithë ekipet e tjera. Ne duhej të ishim kreativ për të plotësuar ekipin aty ku duhej. Correa dhe Lautaro është një partneritet i mirë në sulm, jemi të lumtur’’ tha Marotta për Radio 1. Lukaku dhe Hakimi nuk ishin të vetmit që u larguan nga Seria A, pasi edhe Donarumma dhe Ronaldo u larguan respektivisht drejt PSG dhe Manchester United.

‘’Janë gjithmonë të njëjtat klube favorite për fitimin e kampionatit. Seria A ka humbur lojtarë të rëndësishëm por ka fituar nga ana teknike. Rikthimi i Mourinhos ka ngjallur interes. Jam i sigurtë që Seria A do kthehet në kohërat e saj të lavdishme’’ tha Marotta.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport beppe marotta inter beppe marotta inter

Sondazh

Poll