Sport

“Ndihem gati për Kombëtaren”, Klaus Gjasula nuk i trembet Polonisë: Kemi bërë paraqitje të…

30 Gusht 2021, 16:25 Nga DOSJA
“Ndihem gati për Kombëtaren”, Klaus Gjasula nuk i trembet

POLONI-Në mesfushën kuqezi rikthehet Klaus Gjasula, i cili në prononcimin e tij përpara mediave shprehet se është gjithmonë gati për Kombëtaren. Gjasula theksoi se ekipi ka treguar në ndeshjet e fundit një rritje, si dhe u shpreh se pavarësisht kundërshtarit që do të luajnë, do të japin maksimumin, pasi është një ndeshje e rëndësishme. Edhe për Klausin, rikthimi i tifozëve në stadiume është një lajm i gëzueshëm, teksa foli edhe për të ardhmen e tij me Darmstad, ekipi ku u transferua pak javë më parë.

“Ndihem gjithmonë gati për të luajtur me Kombëtaren. Për mua është e rëndësishme tani që të bëj prapë minuta në fushë, sepse më ka munguar. Prandaj bëra këtë hap, te një klub pak më i vogël, për të luajtur dhe për të qenë gati për Kombëtaren”.

Gjasula, megjithatë, nuk dëshiron të dëgjojë për repart problematik, një konstatim që ka marrë zë në ndeshjet e fundit të kuqezinjve, pavarësisht se kundërshtarët kanë qenë të të gjithë prestigjit: “Ne kemi edhe mesfushorë të mirë. Unë besoj, se secili prej tyre ka cilësitë e veta. Si ekip, nuk kam dëgjuar që në mesfushë, mbrojtje apo sulm jemi dobët. Ne kemi bërë paraqitje të mira dhe aty do të provojmë të vazhdojmë. Ndeshja nuk fitohet apo humbet në sulm, mesfushë apo mbrojtje. Jemi të gjithë si ekip për atë punë aty, që të forcohemi bashkë dhe do të provojmë më të mirën dhe do të japim maksimumin” sqaroi mesfushori.

Një pjesë e lojtarëve polakë luajnë në kampionatin gjerman, por kjo lloj ‘njohje’ nuk e entuziazmon Gjasulën, jo të paktën për të ndikuar në rezultat: “Këtë nuk e di. Po ta fitojmë ndeshjen, është një plus për ne. Po ta humbim ndeshjen, nuk është mirë për ne. Prandaj, do të japim maksimumin, do ta kemi mendjen tek ne dhe jo te kundërshtari, që secili të ketë një formë të mirë dhe pastaj do të shohim si do të dalë”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gjasula polonia gjasula polonia

Sondazh

Poll