Sport

Raporti i FIFA-s: 41 miliardë euro shpenzime për transfertat në 10 vitet e fundit…

30 Gusht 2021, 14:35 Nga DOSJA
Raporti i FIFA-s: 41 miliardë euro shpenzime për transfertat në

ZVICER – 48.5 miliardë dollarë janë shpenzuar për transferime në dekadën e fundit (me kursin aktual të këmbimit 41 miliardë euro), me klubet dhe Europën, si kontinent, që mbajnë rekordin në këtë drejtim.

Raporti i FIFA-s i referohet tregut të transferimeve te 8.264 klube futbolli në botë, me një total prej 66.789 lojtarësh të zhvendosur dhe 200 federata të lidhura me FIFA-n, ku 30 klubet kryesore, për sa i përket shpenzimeve, janë të gjitha europiane.

Dominojnë klubet angleze (12), pastaj Spanja dhe Italia me nga 5 secila. Janë tre klube gjermane, nga dy secila për Francën dhe Portugalinë, ndërsa vetëm një klub është rus.

Për më tepër, duhet të theksohet, se rritje të konsiderueshme kanë pësuar shifrat e komisioneve të paguara për agjentët e lojtarëve, e cila nga 131.1 milionë dollarë në 2011 ka shkuar në 640.5 milionë dollarë në 2019.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 200 federata të lidhura me fifa-n 640.5 milionë dollarë në 2019 66.789 lojtarësh 8.264 klube futbolli në botë dominojnë klubet angleze (12) nga 131.1 milionë dollarë në 2011 pastaj spanja dhe italia me nga 5 secila raporti i fifa-s 200 federata të lidhura me fifa-n 640.5 milionë dollarë në 2019 66.789 lojtarësh 8.264 klube futbolli në botë dominojnë klubet angleze (12) nga 131.1 milionë dollarë në 2011 pastaj spanja dhe italia me nga 5 secila raporti i fifa-s

Sondazh

Poll