Sport

Presidenti Duka i uron mirëseardhjen Bajramit në Kombëtaren e Shqipërisë

30 Gusht 2021, 14:06 Nga DOSJA

TIRANE – Më në fund përgjigjja e shumëpritur e CAS ka mbërritur në zyrat e FSHF-së. “Kalvari” e betejës juridike e mesfushorit Nedim Bajrami, për të veshur fanellën kuqezi të Kombëtares së Shqipërisë, ka përfunduar me sukses. Këtë vendim e ka përshëndetur edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka, i cili në faqen e tij personale në Facebook, ndërsa i uron mirëseardhjen mesfushorit Bajrami, vlerëson edhe punën e departamentit juridik të FSHF-së, i cili ndihmoi CAS-in për të dhënë drejtësi në process gjyqësor.

“Të dashur miq,

Nedim Bajrami, nga sot është pjesë e Shqipërisë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Sportive. Bajrami do të jetë padiskutim një vlerë e shtuar për ekipin tonë Kombëtar.

Një falenderim i veçantë shkon për Departamentin Juridik në FSHF, për punën e madhe që ka kryer në përpilimin e dosjes dhe rreshtimin e provave që bindën organin më të lartë të drejtësisë sportive të na japë përsëri të drejtë.  Suksese Nedim!”, – ka shkruar presidenti Duka.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport mesfushorit bajrami nedim bajrami presidenti i fshf-së armand duka mesfushorit bajrami nedim bajrami presidenti i fshf-së armand duka

Sondazh

Poll