Aktualitet

I vunë tritol në makinë, Elton Debreshi: Besoj është presion për denoncimet, kisha plan të ikja në Gjermani ose Francë,

30 Gusht 2021, 11:39 Nga DOSJA
I vunë tritol në makinë, Elton Debreshi: Besoj është

TIRANË– Elton Debreshi ka dhënë dëshminë e tij për tritolin që iu vendos mjetit. Ai ka deklaruar se nuk kishte dyshime për persona konkretë, autorë të ngjarjes, pasi nuk kishte asnjë fakt për të akuzuar ndonjë person por sipas tij, arsyet e kësaj ngjarje mund të ishin një formë presioni që ai të mos denonconte më problematikat në miniera apo njerëzit që preken nga këto denoncime.

Unë jam kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar Bulqizë ku dhe kam kandiduar për deputet në qarkun Dibër si kandidat i pavaruar për të përfaqësuar minatorët e Bulqizës.Rreth orës 22:00, kam shkuar në shtëpi, kam parkuar makinën para shtëpisë dhe kam qëndruar me familjen time. Bashkëshortja me fëmijët u larguan më përpara për të fjetur, ndërsa unë kam shkuar për të fjetur rreth orës 23:00. Rreth orës 00:20, kam dëgjuar një shpërthim, i cili dukej afër shtëpisë time. Jam ngritur me gjithë bashkëshorten për të parë fëmijët se mos ishin trembur dhe nga dritarja e tyre kemi parë tym në drejtim të makinës time. Kur dola jashtë, pashë se kofano e makinës ishte e ngritur, ventilatori i makinës ishte i ndezur, xhami makinës ishte i thyer dhe tek pjesa e motorit dilte tym. Unë i kam hedhur një kovë ujë se kisha frikë mos merrte flakë dhe kam njoftuar policinë. Gjatë kohës që po prisja policinë nga kodra ka kaluar një makinë e bardhë, e vogël, në të cilën dallova shtetasin Fatjon Truka, nga fshati Dushaj, i cili ishte me djalin e tij të dytë, i quajtur Musa, të cilët dolën nga makina më folën se çfarë kisha dhe pastaj ikën.’

Gjithashtu Elton Debreshi ka deklaruar se vëllai i tij kishte ndërmend të ikte në Gjermani tek kushëriri i tyre, Ervin Deda, pasi edhe ai ishte i papunë dhe në jetonin në kushte të vështira ekonomike. “Automjetin kam parkuar unë dhe unë kam dy kopje çelësash, ku një kopje e mbaj unë dhe një kopje e mban vëllai im, Alfred Debreshi dhe me ketë makinë lëvizi edhe unë edhe ai.”, tha ai.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në 27 gusht në fshatin Dushaj në lagjja “Kodra e Danit”. Mjeti tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit Elton Debreshi, ishte parkuar në banesën e gjyshes së tij.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elton debreshi elton debreshi

Sondazh

Poll