Aktualitet

Aksident i RËNDË brenda tunelit Elbasan-Tiranë! 3 persona mbeten të plagosur, mjetet krjojnë radhë kilometrike

30 Gusht 2021, 10:36 Nga DOSJA
Aksident i RËNDË brenda tunelit Elbasan-Tiranë! 3 persona mbeten

ELBASAN– Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan. Dy mjete janë përplasur brenda tunelit, duke lënë pas tre persona të plagosur.

Aksidenti ndodhi në orën 12:15, brenda në tunelit. Ishte mjeti tip “Ford “, me drejtues V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë u përplas me mjetin tip “Audi”, me drejtues O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë . Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Ford”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tre ambulanca u nisën në vendngjarje në momentin kur ndodhi aksidenti. Përplasja e dy automjeteve, ka krijuar trafik të rënduar në këtë aks rrugor.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan-tiranë aksident ne elbasan-tiranë

Sondazh

Poll