Aktualitet

Vaksinim me detyrim! Komiteti dhe ministrja: Stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët kanë afat 30 shtatorin të marrin do

30 Gusht 2021, 10:10 Nga DOSJA
Vaksinim me detyrim! Komiteti dhe ministrja: Stafet mjekësore,

TIRANË-  Grupet më të rrezikuara nga marrja e infeksionit, si stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët janë të detyruar të marrin vaksinën kundër Covid19. Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve. Kushdo që refuzon të bëjë vaksinën duhet të japë në mënyrë të herëpashershme vërtetimin me test PCR që nuk është i infektuar. Përjashtim do të bëjnë vetëm ata që kanë indikacion mjekësor që nuk i lejon të marrin vaksinën. Afati që këto kategori të vaksinohen është data 30 shtator.


“Nuk ka tani më asnjë dyshim se vala e re e Covid-19 ka mbërritur edhe më herët se sa vjeshta. Në Spitalin “Covid 1” janë pothuaj 100 të shtruar, 17 prej tyre në terapi intensive. Janë shumë më pak se sa në rajon, edhe falë shpejtësisë me të cilën Shqipëria nisi vaksinimin masiv, por janë shumë sidoqoftë po të kemi parasysh se jemi ende në gusht.Mjekët më kanë raportuar gjatë gjithë kësaj periudhe se, numri i të pavaksinuarve, është sa 95% e totalit të shtrimeve. Pra është fare e qartë se kush nuk është vaksinuar ende po rrezikon seriozisht, ndërsa përqindja fare e ulët e të vaksinuarve që preken është sidoqoftë shumë më e mbrojtur nga përkeqësimi fatal i sëmundjes.“Vaksina shmang format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet. Vaksina bën dallimin a madh, mes jetës dhe vdekjes. Zgjedhja për të bërë apo jo vaksinën nuk është thjesht personale. Nuk është rasti klasik “ç’punë ke ti ç’bëj unë me trupin tim”. Jo! Refuzimi i armës mbrojtëse, që sot çdo qytetar e ka në dispozicion, falas, në çdo qendër shëndetësore në çdo cep të Shqipërisë, vë në rrezik jo vetëm jetën e kujt refuzon.

Lajmi kryesor: VENDIMET/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Vaksinë me detyrim për mjekët, mësuesit dhe studentët, nga 1 shtatori ora policore më 23:00, kush hyn në Shqipëri, 10 ditë karantinë

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 30 gusht 2021 ogerta manastirliu vaksinimi me detyrim komiteti teknik i eksperteve 30 gusht 2021 ogerta manastirliu vaksinimi me detyrim

Sondazh

Poll