Aktualitet

A do të pezullohet nga puna një mësues i pavaksinuar? Përgjigjet Manastirliu: Infekton gjysmën e klasës…

30 Gusht 2021, 10:38 Nga DOSJA
A do të pezullohet nga puna një mësues i pavaksinuar?

TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se nuk është qëllim parësor pezullimi ose pushimi nga puna i arsimtarëve që nuk pranojnë të bëjnë vaksinën. E pyetur se çfarë masash do të merren për ta, Manastirliu tha se duhet të rritet mbulesa vaksinale, pasi deri më tani 60% e mësuesve janë vaksinuar por sërish nuk duhet të rrezikohet.


“Një mësues i pavaksinuar në një klasë dhe që nuk mban maskën infekton gjysmën e klasës, rreziku për të shpërndarë infeksionin është shumë i lartë, në momentin kur nuk vaksinohesh apo nuk mban maskë. Nuk është qëllim në vetvete vendosja e pezullimeve apo masave, është një nxitje më shumë drejt vaksinimit. Është një përpjekje për të shpëtuar jetën, jetën e atyre që shërbejnë. Shtatori do të jetë një muaji i hapur, ku puna nuk do të ndalet që të rritet mbulesa vaksinale. Janë 60% e arsimtarëve të vaksinuar. Nuk mund të rrezikojmë, që të infektojnë njëri tjetrin. E vetmja armë efikase që kemi është vaksinimi. Këto 30 ditë do të jenë ditë të vaksinimit për të gjitha këto grupe. Është kush vaksinimi për të treguar se je i painfektuar.”- tha Manastirliu.

Lajmi kryesor: VENDIMET/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Vaksinë me detyrim për mjekët, mësuesit dhe studentët, nga 1 shtatori ora policore më 23:00, kush hyn në Shqipëri, 10 ditë karantinë

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 30 gusht 2021 ogerta manastirliu komiteti teknik i eksperteve 30 gusht 2021 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll