Aktualitet

I detyrohej bandës 22 mijë stërlina për udhëtimin drejt Anglisë! Shqiptari kapet në fermën e drogës në Angli, justifik

30 Gusht 2021, 10:01 Nga DOSJA
I detyrohej bandës 22 mijë stërlina për udhëtimin drejt

ANGLI – Në Brantford të Anglisë u zbulua një fermë gjigande kanabisi nga policia. Një ish shkollë ishte kthyer në fermë droge që sipas mediave angleze kishte prodhuar të paktën 1 milion stërlina.

Tre persona u arratisën nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia arriti të kapte vetëm shqiptarin Jetnor Cuka. 48 vjecari shqiptar tha se i detyrohej bandës 22 mijë stërlina për udhëtimin drejt Anglisë dhe kishte dy muaj që nuk kishte marrë pagesë.

Avokati i tij Michael Blakey tha se Cuka kishte dashur të fitonte një jetesë të ndershme për t’i dërguar të ardhura prindërve të tij të moshuar dhe të sëmurë në Shqipëri.

Shqiptari u dënua me 16 muaj burg.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet jetonr cuka jetonr cuka

Sondazh

Poll