Aktualitet

Vendoset ora e re policore/ Nga nesër, lëvizja e qytetarëve lejohet deri në 23:00

30 Gusht 2021, 09:41 Nga DOSJA
Vendoset ora e re policore/ Nga nesër, lëvizja e qytetarëve

TIRANËDosja.al ka mësuar se Komiteti Teknik i Ekspertëve do të shpallë sot orën 23:00 si limitin e lëvizjes për të gjithë qytetarët. Rivendosja e orës 23:00 si afat për të qarkulluar lirshëm vjen pas rritjes së shifrave të të infektuarve me Covid19 dhe përhapjes së variantit Delta. 

Kushdo që kërkon të lëvizë pas orës 23:00 duhet të ketë me vete autorizim të posaçëm lëvizjeje. Me këtë kufizim, nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, lëvizja është e ndaluar.

Që prej 1 korrikut, Komiteti Teknik lehtësoi masat kufizuese të lëvizjes pas uljes së shifrave dhe nisjes së sezonit turistik. Ora policore që ishte në fuqi deri më tani, 00:00, do të jetë në fuqi edhe për ditën e sotme dhe nga nesër, qytetarët do të zbatojnë orarin e ri.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 30 gusht 2021 ora policore komiteti teknik i eksperteve 30 gusht 2021 ora policore

Sondazh

Poll