Aktualitet

Aksidenti në aksin Elbasan-Tiranë, policia: Ndodhi brenda tunelit, tre persona janë plagosur

30 Gusht 2021, 11:31 Nga DOSJA
Aksidenti në aksin Elbasan-Tiranë, policia: Ndodhi brenda tunelit, tre

ELBASAN– Policia ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin që ndodhi në tunelin në autostradën Elbasan-Tiranë, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

3 persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht nuk ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore. Mësohet se një prej automjeteve ka goditur nga pas automjetin tjetër. Policia raporton se janë dëmtuar tre persona që ishin pasagjerë në mjetin ‘Ford’.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.08.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, brenda në tunel, mjeti tip “Ford “, me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë . Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Ford”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punojn për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan-tiranë aksident ne elbasan-tiranë

Sondazh

Poll