Aktualitet

VENDIMET/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Vaksinë me detyrim për mjekët, mësuesit dhe studentët, nga 1 shtatori ora policore

30 Gusht 2021, 08:33 Nga DOSJA
VENDIMET/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Vaksinë me detyrim për

TIRANË–Një sërë masash të reja u vendosën sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve teksa Shqipëria ka nisur përballjen me variantin Delta, ku qindra qytetarë rezultojnë të infektuar e bashkë me ta ka edhe viktima. Në mbledhjen e sotme, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bashkë me kryetaren e Komitetit, Mira Rakacollin apeluan për vaksinim në një kohë kur varianti Delta po përhapet në mënyrë të frikshme. 

Ministrja hoqi paralelen me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, duke pasqyruar situatën e rëndë që është atje. Për të shmangur fatalitetet por edhe infektimet në masë, Komiteti ka njoftuar një sërë masash të reja, duke nisur që nga rikthimi i orës policore nga 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, tek karantina e detyrueshme 10 ditore për të gjithë shqiptarët që hyjnë brenda vendit dhe janë të infektuar, e deri tek çështja më e diskutuar sot në botë: vaksinimi i detyruar. 


Qytetarët që hyjnë në Shqipëri të paraqesin pasaportën e vaksinimit dhe të kenë testin PCR negativ i cili duhet te jete kryer brenda 72 orëve, ose një  provë të kalimit të infeksionit deri në 6 muaj pas kalimit. Komiteti sqaroi se fëmijët nën 6 vjeç nuk i ushtrohen këtyre vendimeve.

Edhe Shqipëria hyn në rreshtin e vendeve që do të aplikojë vaksinimin e detyruar përfshirë edhe penalitetet për të pavaksinuarit. Të parët që do ti nënshtrohen vaksinimit të detyruar janë mjekët dhe stafet mjekësore, arsimtarët e çdo niveli dhe studentët. 

Për tu arritur vaksinimi në masë i tyre, Komiteti vendosi që edhe muaji shtator të jetë një muaj i hapur për vaksinimin masiv të të gjithë personave mbi 18 vjeç. 

Por çfarë ndodh me të gjithë ata që nuk pranojnë të vaksinohen? Për të pavaksinuar nuk do të jetë aq e lehtë. Studentët, arsimtarët dhe stafet mjekësore kanë si afat 30 shtatorin për të marrën dozën e parë të vaksinës, në të kundërt, duhet të paraqesin testin PCR periodikisht. Nëse studentët duan të rikthehen në auditore, atëherë duhet të vaksinohen.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 30 gusht 2021 masat e reja anti-covid komiteti teknik i eksperteve 30 gusht 2021 masat e reja anti-covid

Sondazh

Poll