Aktualitet

Manastirliu: Mbërrijnë 30,000 doza të vaksinës AstraZeneca

30 Gusht 2021, 09:12 Nga DOSJA
Manastirliu: Mbërrijnë 30,000 doza të vaksinës AstraZeneca

TIRANË– Në Shqipëri kanë mbërritur 30,000 doza të vaksinës AstraZeneca. Ky lajm u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo shkruan se kjo sasi është sjellë nga Letonia. Ndërkohë në vend kanë mbërritur në total 1,929,172 vaksina ndërsa janë kryer 1,4 milionë vaksinime.

POSTIMI:

30,000 doza të vaksinës AstraZeneca i shtohen sasisë së vaksinave anticovid të disponueshme në vend, falë mbështetjes dhe bujarisë së Letonisë 1,929,172 vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa janë kryer mbi 1,4 milion vaksinime anticovid.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vaksinat ne shqiperi vaksinat ne shqiperi

Sondazh

Poll