Sport

VIDEO / Kamerat fokusojnë grushtin e Balotellit te shoku i skuadrës…

30 Gusht 2021, 09:01 Nga DOSJA
VIDEO / Kamerat fokusojnë grushtin e Balotellit te shoku i

TURQI – Mario Balotelli me sa duket nuk ka ndërmend të ndryshojë. Edhe pse vitet kanë kaluar, gjestet e tij dhe sjelljet janë të njëjtjat që e kanë penguar këtë lojtar të luajë gjatë në nivele të larta, apo t’i marrë maksimuimin potencialit të tij.

Gjithçka ndodhi në ndeshjen e fundit që Adana Demirspor barazoi në shtëpi me Konyaspor të Endri Çekiçit, Sokol Cikalleshit dhe Zymer Bytyqit.

Ezeh u aktivizua në minutën e 57-të në vend të Balotelli dhe sulmuesi italian është kapur nga kamerat, duke shfryrë në stolin e rezervave.

Pasi përplas diçka në tokë, ai godet edhe shokun e skuadrës që ndodhet pranë tij. Lojtari tjetër i Adana Demirspor nuk reagoi, duke bërë që të mos niste ndonjë sherr në ato momente.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll