Sport

VIDEO/ Milanit i mjafton vetëm pjesa e parë, Giroud magjeps “San Siron”, poker ndaj Cagliarit

29 Gusht 2021, 20:53 Nga DOSJA
VIDEO/ Milanit i mjafton vetëm pjesa e parë, Giroud magjeps “San

ITALI-Milan vazhdoi suksesin në Genoa me Sampdorian dhe u imponua me një rezultat të qartë 4-1 në “San Siro” kundër Cagliarit. Kuqezinjtë e nisën mbarë takimin dhe vetëm në minutën e 12′ do të gjenin golin e avantazhit. Tonali nga goditja e dënimit shënon një kryevepër me tifozët që menjëherë filluan duartrokitjet.

Skuadra sarde do të barazonte shifrat me Deiolan në minutën e 17′, por barazimi zgjati shumë pak sepse Milan “asfaltoi” kundërshtarin pa mëshirë. Leao në minutën e 19′ goditi nga distanca por gjeti devijimin e Braim Diaz, ndërsa Giroud do të mbyllte çdo llogari në minutat 24′ dhe 43′.

Poker në “San Siro” që lejon kështu kuqezinjtë të jenë me pikë të plota në renditje me Romën,Lazion, Interin dhe Napolin pas dy javësh kampionat.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cagliari milan cagliari milan

Sondazh

Poll