Sport

VIDEO/ Roma e Mourinhos nuk ndalet më! Katër gola Salernitanës, shënon edhe Abraham

29 Gusht 2021, 21:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Roma e Mourinhos nuk ndalet më! Katër gola Salernitanës,

ITALI– Roma shkëlqen në javën e dytë të Serie A. Pas fitoreve në të dyja ndeshjet kundër Trabzonspor dhe suksesit kundër Fiorentinës, skuadra e Jose Mourinhos mundi Salernitanën me shifrat 4-0.Pas një pjese të parë komplekse nga kryeqytetasit me një mbrojtje hermetike të Salernitanës, verdhekuqtë e zgjidhën ndeshjen vetëm në pjesën e dytë.

Pellegri në minutën e 48′ do të shënonte golin e avantazhit, ndërsa Veretout do të dyfishonte shifrat në të 52′. Më pas golat do të shënoheshin nga Abraham 69′ dhe po nga Pellegrini në minutën e 79′.

Katër gola që vërtetuan një ndryshim të mentalitetit dhe lëvizjet e shkëlqyera taktike të Mourinhos në një ekip që po rritet nga ndeshja në ndeshje.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport mourinho roma mourinho roma

Sondazh

Poll