Sport

Kosova nis sot grumbullimin, kërkon fitoren e parë historike në kualifikueset e botërorit

30 Gusht 2021, 08:48 Nga DOSJA
Kosova nis sot grumbullimin, kërkon fitoren e parë historike në

KOSOVE – Kosova do fillojë sot përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të botërorit 2022. Dardanët do luajnë kundër Gjeorgjisë me 2 shtator, ndaj Greqisë me 5 shtator dhe përballë Spanjës me 8 shtator.

Ekipi i Kosovës do grumbullohet sot në Prishtinë, me trajnerin Challandes që do bëjë stërvitjen e parë në orën 19:00. Një pjesë e futbollistëve mbërritën të dielën ndërsa sot pritet të mbërrijë pjesa tjetër që ka qenë e angazhuar me klubet e tyre.

Kosova është ende në kërkim të fitores së parë në historinë e saj në ndeshjet kualifikuese me grupin që e kryeson Spanja me 7 pikë.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kosova kosova

Sondazh

Poll